Lajme

Gazeta Blic hap konkurs për gazetar/e

12/25/2023 11:21
nga:K G

Portali Gazeta Blic është në kërkim të gazetarëve profesionist për plotësimin e stafit.

Kualifikimet e nevojshme:

Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore

Të ketë të përfunduar ose të jenë student në këto drejtime: Gazetari, Shkenca Sociale, Letërsi, Shkenca Politike etj.

Shkathtësi të avancuara kompjuterike

Gatishmëri për punë ekipore dhe aftësi për t’u përshtatur shpejt në ambient fleksibil pune

Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Të përcjellë zhvillimet në fushën e politikës, ekonomisë, sociale dhe të jetë i/e gatshëm/e për të propozuar ide për trajtim.

Dokumentet e kërkuara:

CV (Curriculum Vitae)
Çdo dokument tjetër apo certifikatë që posedon dhe që ndihmon në shpërfaqjen e eksperiencës dhe njohurive më të avancuara mbi fushën e gazetarisë.

PERSONAT E INTERESUAR TË APLIKOJNË NË LINKUN : http://tinyurl.com/yswsuwyu

Punësimi bëhet në kuadër të projektit “Super Puna”.