Lajme

Gaxherri: LDK, partia e parë në nivel vendi – Befasi ka qenë rezultati i Ramiz Lladrovcit

10/14/2025 18:59
nga:N K

Besa Gaxherri, nga Lidhja Demokratike ka folur për GazetaBlic lidhur me rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku rezultaet e Ramiz Lladrovcit dhe në Mitrovicë ishin befasi për ta.

Sipas saj, rezultatet e LDK-së dolën ashtu siç i kishin parashikuar.

“Realisht për LDK-në nuk ka aq befasi, sepse ne e kemi parashikuar për së afërmi të jetë ky rezultat që është, LDK radhitet partia e parë në nivel vendi, ndërsa befasi e konsideroj rezultatin e Ramiz Lladrovcit dhe rezultatin në Mitrovicë.

Tutje Gaxherri tha se të pakënaqur mbetën me rezultatet në Komunën e Podujevës dhe të Gjilanit.

“Të pa kënaqur jemi me rezultatin në Podujevë dhe Gjilan”.

“E rëndësishme është se procesi zgjedhor ka shkuar mirë”- përfundoi Gaxherri për GazetaBlic.

Maliqi: Prishtina, Mitrovica dhe Fushë Kosova në garë të fortë, Prizreni dhe Peja do të qeverisen nga kryetarët aktual