Një 21-vjeçar është shpëtuar në La Guaira nga ekipet e shpëtimit të Venezuelës, Meksikës dhe El Salvadorit, tha presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, shkruan BBC.
Aaron Levi Cantillo Vargas u gjet i gjallë nën rrënoja në qytetin Caraballeda, por mes shpëtimtarëve dhe Aaronit ndodhej trupi i një personi të pajetë, gjë që e ndërlikoi operacionin e shpëtimit, shkroi më herët presidenti Bukele.
21-vjeçari tani po merr trajtim të specializuar mjekësor, tha Bukele, duke shtuar se ekipet e shpëtimit do të “vazhdojnë punën me shpresën për të shpëtuar edhe më shumë jetë”.
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, tha se operacioni i shpëtimit zgjati 43 orë, pasi Aaroni kishte mbetur i bllokuar për 106 orë.


