Lajme

Gati 2000 gjoba trafiku, 74 aksidente e disa arrestime në 24 orët e fundit

04/19/2023 10:27
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1855 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 54 aksidente me dëme materiale dhe 20 aksidente trafiku me të lënduar.

Poashtu janë arrestuar 23 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 5 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.