Lajme

Gashi: LDK nuk duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe apo ekskluzivitete ndaj asnjë partie!

07/24/2026 17:24
nga:Y I

Pas caktimit të datës së seancës konstituive të Kuvendit me 6 gusht, ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Gashi tha se ky është një moment që kërkon përgjegjësi shtetërore vizion dhe lidership politik.

Ai tha se ‘pikërisht në kohë të tilla, LDK duhet ta marrë rolin që i takon si forcë udhëheqëse e qendrës së djathtë dhe bartëse e kulturës shtetformuese të Kosovës’.

“Për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në. Duhet ta dimë se çfarë përfaqësojmë, cilat janë vlerat tona dhe çfarë modeli politik u ofrojmë qytetarëve. Na duhet një LDK moderne, përfaqësuese, meritokratike dhe autentike, e ndërtuar mbi besimin e brendshëm dhe mirëbesimin e qytetarëve” ka deklaruar Gashi raporton “Gazeta Blic”.

Gashi potencoi se ‘LDK-ja nuk duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe apo ekskluzivitete ndaj asnjë partie dhe se bashkëpunimi duhet të udhëhiqet nga interesi i Kosovës, programi politik, orientimi euroatlantik dhe nevoja për institucione të forta e funksionale’.

“Kosova ka nevojë për një LDK të bashkuar, me identitet të qartë, me vetëbesim dhe me guxim për të udhëhequr. Vetëm një LDK e tillë mund ta rikthejë besimin e qytetarëve dhe ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit” mbyll postimin Gashi.

Reagimi i plotë: