Lajme

Gashi-Kurtit: Kushtetuesja t’i ka qitë 22 pika ti i bëre 6, kanë vdek njerëz për atë që e quajte Zajednicë

02/02/2023 11:51
nga:N M

Shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, i tha kryeministrit Kurti që është i obliguar që të raportojë para se të udhëtojë për të dialoguar dhe pasi të kthehet. Po ashtu e pyeti se si i reduktoi në 6 pika, kurse Gjykata Kushtetuese i ka vënë 22 pika për Asociacionin.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Gashi i tha Kurtit se “në këtë vend kanë vdekë njerëz me iniciativën tande, kundër asaj që ja ke qit emrin Zajednica, e tash po don veç emrin me ja ndërru”.

Po ashtu i tha se a e quan ende tradhëti kur ai vetë nuk raporton për dialogun në Kuvend si i quante kryeministrat më parë kur nuk raportonin.

“LDK-ja dhe VV-ja kanë propozu rezolutë e cila kërkon raportim para çdo udhëtimi dhe pas çdo diskutimi lidhur me dialogun me Serbinë të raportojë në Kuvend, e ke propozu vetë z.Kryeminsitër Po thoni që keni 6 kuishte, Gjykata Kushtetuese me vendimin e vetë i ka qite 20, qysh i reduktove në 6?…Kur kryeministrat e tjerë thojshin është konfidenciale dhe nuk mund të flasin, ju i quani tradhëtar dhe tradhëti. A mendoni që është tradhëti hala”, tha Gashi, transmeton Express.

Abazi: Kosova s’ka detyrim ndërkombëtar për Asociacionin sepse Serbia nuk e ka ratifikuar në Kuvend