Lajme

Abazi: Kosova s’ka detyrim ndërkombëtar për Asociacionin sepse Serbia nuk e ka ratifikuar në Kuvend

02/02/2023 11:42
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se Kosova nuk ka obligim ndërkombëtar për implementimin e Asociacionit, meqë Parlamenti i Serbisë asnjëherë nuk e ka ratifikuar marrëveshjen e Asociacionit.

Abazi ka thënë se me marrëveshjet e Brukselit e sidomos atë të Asociacionit “Kosovës i është vendosur laku në fyt”.

“Asnjëherë Serbia nuk e ka ratifikuar në Kuvend marrëveshjen e Asociacionit, e si mund Kosova të ketë detyrim ndërkombëtar”, ka thënë Abazi në Kuvendin e Kosovës, të enjten.

Ai ka kritikuar qeveritë e kaluara për marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Sipas tij nuk duhet pasur panikë sepse shqiptarët në Kosovë janë 94 për qind.