Lajme

Gashi: Drenica ishte e fundit që po i bënte rezistencë pushtimit jugosllav

05/02/2024 12:17
nga:Sh R

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirë tjerë nga Drenica, ka thënë se Drenica ishte e fundit që po i bënte rezistencë pushtimit të atëhershëm jugosllav.

“Sot po kujtojmë një ngjarje të jashtëzakonshme por mbi të gjitha po e rikujtojmë një histori. Sot bashkërisht po përkujtojmë Drenicën e cila ishte e fundit që po i bënte rezistencë pushtimit jugosllav. E fundit në rezistencë kundër pushtim jugosllav me Shaban Polluzhën dhe e para në kryengritje ushtarake me Adem Jasharin. Pra Drenica me heroizmin e saj është pjesë e pashmangshme e historisë së Kosovës, por jo vetëm kaq, ishte frymëzim që në ditët e para”, u shpreh Gashi.