Duke folur për Sky Sports, kanalin televiziv ku ai është komentator, Gary Neville, ish-lojtar i Manchester United dhe Anglisë, zbuloi zgjedhjen e tij personale për trajnerin më të mirë të sezonit në Premier League.
Zgjedhja e tij nuk ishte Pep Guardiola, trajneri kampion i Manchester Cityt, por Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
“Zgjodha Jurgen Klopp, për gjithçka që ka bërë në Liverpool, për atë që kanë bërë [këtë sezon] dhe për konkurrencën me të cilën duhet të përballen”, deklaroi ish-mbrojtësi i djathtë.

/GazetaBlic Sport/


