Arsenali dhe Manchester United janë në garë për të nënshkruar me argjentinasin Lisandro Martínez nga Ajax.
Sipas Daily Mail, dy klubet angleze kanë paraqitur propozime, por skuadra e Amsterdamit ka refuzuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Si Topçinjtë ashtu edhe Djajtë e Kuq ofruan 44 milionë euro për shërbimin e lojtarit shumëfunksional, por Ajax kërkon një shumë rreth 50 milionë euro.
Lisandro Martínez tashmë ka lajmëruar drejtuesit e klubit që synon të bëjë kapërcimin drejt Premier League.
Edhe pse dy skuadrat angleze kanë dalë me propozime të ngjashme, United mund të ketë avantazhin duke pasur ish-trajnerin e Ajax Erik Ten Hag.


