Lajme

Ganimete Musliu kritikon stafin mjekësorë të cilët ishin të pranishëm në momentin e vaksinimit të Lul Rakës

04/19/2021 14:04
nga:Genita C

Sot është vaksinuar në Kaçanik mikrobiologu Lul Raka.

Pasi që momenti kur i njëjti është vaksinuar është publikuar në media ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu në Facebook ka shkruar se përveç Lul Rakës, i gjithë stafi mjekësor e ka mbajtur maskën në mënyrë të gabuar.

“Përveç Lul Rakës i tërë stafi profesional e mbanë në mënyrë të gabuar maskën mbrojtëse kundër covid19 duke ekspozuar hundën jashtë maskës”, ka shkruar Musliu.