Sporti

Gani Sediu për dështimet e Kosovës: Problemi është i thellë, na duhet një revolucion i vogël

06/20/2023 12:11
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë rezultate tejet negative në këto eliminatore për kampionatin evropian 2024.

Në katër ndeshje, ‘Dardanët’ kanë veç tre pikë nga tri barazime, teksa morëm edhe humbje nga Bjellorusia.

Trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu thotë se kishim potencial për ta kaluar këtë grup.

“Objektivi vendoset në fillim, kryetari ka thënë që jemi për kualifikim. Gjasat kanë qenë reale të kualifikohemi prej vendit të dytë, këta të gjithë e dinë”, tha fillimisht Gani Sejdiu për ‘GazetaBlic Sport’.

Sipas Sejdiut problemi është më i thellë sesa trajneri.

“Ky problem tek Kosova është pak më i thellë. Ndoshta na duhet një personalitet më autoritativ, pjesa e menaxhimit të ekipit i mungon (Giresse), poashtu edhe një temperament në momente të caktume. Ritmi i elaborimit, duhet të dime se me çfarë ritmi të reagojmë, në momente të caktume duhet më temperament, kjo është një pengese, problemi është më thellë. Është më i vjetër, nuk është problemi tek selektori, ndoshta duhet me fillu me cikël të ri, pasi të gjithë njerezit janë të njejtë, puna e njejtë, këtu është problemi”, vazhdoi ai.

Trajneri beson se Kosovës i duhet një revolucion i vogël që do të na këndellte.

“Na duhet një revolucion i mirë i vogël, duhet ndryshuar struktura, duhet projekti adeukat me eksperta, duhet një ndryshim. Ndoshta është edhe një tjetër problem, mos jemi tu e mbivleresu ne veten, pasi kjo është një pikë ku duhet ta analizojmë mirë. Pak me bë dallimin me Shqiperinë, shihet qartazi, entuziazmin që kanë ata dhe dëshiren e madhe, kjo na duhet neve”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport