Lajme

Gani Geci bllokohet në ashensor, publikohen pamjet

12/16/2021 11:22
nga:Gazeta Blic

Ish-deputeti Gani Geci, ka treguar se mbrëmë është bllokuar në një ashensor në Prishtinë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, raporton Gazeta Blic.

Ai ka publikuar një video ku shihet i bllokuar në ashensor pa energji elektrike.

Geci ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili tha se për shkak të krizës me energji elektrike, është duke u ngrohur me batanije.

Shkrimi i plotë i Gani Gecit:

Mbrëmë erdha në Prishtinë, duke e ndegju Qeverin mezi u bo mengjes tu nxeh me batanije, hyra në lift, u ndal rryma e mbeta ne lift.

Nana e vakive jam bre!