Sporti

Galtier për rinovimin e kontratës së Messit: “Është akoma herët, ai është i lumtur këtu”

03/17/2023 13:36
nga:E K

E ardhmja e Lionel Messi ka ngjallur interesim të madh të mediave sportive në botë.

Argjentinasi i cili kaloi nga Barcelona në PSG ka kontratë me klubin francez vetëm deri në fund të këtij sezoni, shkruan GazetaBlic Sport.

Negociatat për rinovimin e kontratës së tij ende nuk kanë nisur, megjithatë trajneri i PSG’së, Galtier beson se Lionel Messi është i lumtur te klubi parisien.

“Është shumë herët të flasim për rinovimin e kontratës së Messit. Messi është i lumtur këtu, por kjo varet nga vullneti i të dyja palëve”, tha Galtier.

/GazetaBlic Sport/