Sporti

Galtier do të luajë me tre mbrojtës, ka gati planin për Messi dhe Mbappe

07/02/2022 20:38
nga:E K

Christophe Galtier do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Paris Saint-Germain.

Zyrtarizimi është vetëm çështje kohe. Galtier ka filluar të jap edhe komandat për transferimet që duhet të bëhen gjatë verës.

Milan Skriniar është një nga objektivat për mbrojtjen. ‘Le Parisien’ shkruan se trajneri preferon të luajë me tre mbrojtës.

Kësisoj, pas Skriniar, Galtier do të bëjë lëvizje edhe për një tjetër mbrojtës.

Në anën tjetër, sa i përket fazës së sulmit, Galtier preferon të luajë me dy sulmues; Kylian Mbappe e Lionel Messi.

Neymar vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG.