Sporti

Galatasaray – Manchester United, formacionet e mundshme

11/29/2023 11:47
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe mbrëmjen e sotme.

Ndeshjet më interesante pritet të jenë ato në Grupin A dhe Grupin B, sepse ende nuk janë vendosur skuadrat e dyta që do të kalojnë tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Grupin A, Galatasaray dhe Manchester United përballen me fillim nga ora 18:45, kurse Bayern Munich dhe Copenhagen me fillim nga ora 21:00.

‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë vetëm fitoren në ‘Old Trafford’, sepse çdo rezultat tjetër do të zvogëlonte mundësitë e klubit për kalim tutje.

Ja formacionet e mundshme:

Galatasaray: Muslera; Boey, Bardakci, Ayhan, Angelino; Torreira, Demirbay; Ziyech, Mertens, Zaha; Icardi

Manchester United: Onana; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaw; McTominay, Amrabat; Antony, Fernandes, Garnacho; Hojlund

/GazetaBlic Sport/