Sporti

Gakpo: Kemi mësuar nga gabimet, goli i dytë ishte më i bukur

03/06/2023 08:33
nga:E K

Liverpool arriti një fitore të thellë dje në Anfield ndaj rivalit të përbetuar Manchester United.

“Djajtë e Kuq” dolën të turpëruar nga stadiumi i Liverpoolit duke u mposhtur 7-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Holandezi i Liverpoolit, Gakpo, i cili shënoi dy gola ndaj United tha se Liverpool ka mësuar nga gabimet e mëparshme dhe se skuadra duhet të vazhdojë me këtë ritëm.

“Jemi të vendosur të ecim përpara, ne kemi mësuar nga gabimet e ndeshjeve të kaluara”, tha ai.

“Goli më i bukur ishte goli i dytë, kurse më i rëndësishëm ishte i pari”, shtoi sulmuesi holandez.

/GazetaBlic Sport/