Sporti

Gabuan dje në ndeshjen Torino-Inter, referët pritet të denohen me 1 muaj

03/14/2022 14:49
nga:L J

Marco Guida dhe Davide Massa do të denohen nga Komisioni i Referëve të Italisë për 3-4 xhiro.

Ky është vendimi i marrë mëngjesin e sotëm nga gjyqtarët pas gabimit të madh të bërë dje në ballafaqimin Torino-Inter, tek rasti Ranocchia-Belotti, që  nuk u akordua penallti nga gjyqtari i ndeshjes dhe gjyqtari i VAR-it, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata do të sanksionohen nga Gianluca Rocchi me rreth një muaj ndalesë në ligën më të lartë të futbollit italian.

Ndeshja mes Torinos dhe Interit përfundoi me rezultatin 1-1, teksa Torino pretendoi për penallti në pjesën e parë, kur rezultati ishte 1-0.

/GazetaBlic Sport