Lajme

Gabimi Strategjik

07/14/2023 08:14
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Në politikë gjithmonë përdore trurin e jo muskujt. Nuk kam parti. Partia ime është që 3-4 parti politike me qenë të mira e funksionale dhe cilado që vie në pushtet me bë punë të mirë për qytetarët dhe vendin. Idea është me i shfrytëzu përparësitë krahasuese dhe tematike të partive dhe me i ndryshu partitë politike sipas nevojës. Një koncept i ekonomisë së tregut i aplikuar në politikë, kështu jam unë. Ska emocione, ska aleanca të përhershme.

Veprimet në veri të qeverisë na kanë mësuar që askush nuk duhet të ketë pushtet të madh se i bënë dëm vehtës dhe Kosovës. Mendimi dhe vendim-marrja, jo nga një, por nga dy e tre është më produktive dhe pozivitve sesa nga një. Kosova duhet ti ketë 3 parti të mira kredibile dhe efektive e të fuqishme. VV, LDK, PDK ndoshta, se paku deri dje ishte ashtu. Ka vend edhe për tjera, por nevojë nuk ka. Një nga këto parti fitojnë shumicën, ju nevojitet partneri i dytë me e formu qeverinë, ndërsa partia e tretë në opozitë. Rotacion i përhershëm mes tyre, sipas nevojës, kontekstit, përparësive, e temave aktuale. Kaq na duhet.

Deri dje gjithçka ka shkuar mirë sipas planit nga kjo skemë. Pozita që kishte fituar aq shumë pushtet % po zbehej e zvogëlohej, dy partitë opozitare po rriteshin e reformoheshin ngapak. Kosova po fitonte ashtu. Por kur dje u shkepën grushtat në kuvend, diçka ndyshoj ndoshta pakthyeshëm. Njëra nga këto parti doli nga vetja dhe nxjeri në sipërfaqe pjesën më të errët të saj. 4-5 individë që nuk u përmbajtën e minuan procesin më strategjik të reforminit dhe zhvillimit pozitiv të partisë së tyre. Automatikisht e shpëtuan pushtetin nga pozita e keqe që ishin dhe demostruan që ajo parti nuk është gati ende për ardhmëri ashtu siç shifej dje. Kështu sikur dje nuk është kompatibile me nevojat e Kosovës në të ardhmën. Ja dhuruan me grushtat e veta ardhmërinë partisë tjetër opozitare, dhe thujase e shkatërruan partinë e tyre. Ky ishte një gabim strategjik amatoresk në politikë. Autogol.

Kur e shef ekipin e ri që ka drejtuar zhvillimet në parti me ata që përdorën grushtat, mendon që ishte një puç brenda partisë. A ishte kjo partia e njejtë që me aq sukses zbatoj konceptin 50-50 apo edhe anëtarsimet në forumet partiake globale. Situata ishte si një ‘Univers Paralel’. U minua e u anulua puna dhe përparimi i bërë me mund dhe muaj e vite nga disa tjerë.

Nuk di nëse kjo situatë është një situatë e riparueshme apo ndoshta është e pakthyeshme. Mbetet të kuptohet muajve të ardhshëm. Në politikë gjithmonë përdore trurin e jo muskujt. Fjalët e veprat e jo grushtet. Nëse nuk mundesh me i kontrolluar emocione, nuk je ndoshta për politikë. Ndërtimi i kauzave duhet të ndërtohet dhe zhvillohet nga kuadro kredibil, jo nga bokserët. Me grushta nuk mundesh me zhvillu politika zhvillumore dhe me rregullu shëndetësinë dhe arsimin publik. Me erdhi keq dje. Disa grushta minuan jo vetëm reformat në një parti, por edhe progresin partiak e politik në vend. Kosovës i duhet truri, jo muskujt… mos e harroni këtë asnjëherë.