Sporti

Fyerjet raciste ndaj Kosovës, tifozët e Serbisë injorohen nga ata të Malit të Zi

03/28/2023 08:04
nga:Lorik J

Mbrëmjen e sotme në Podgoricë u luajt dueli mes Mali të Zi dhe Serbisë, që përfundoi me rezulatin 0-2 në favor të serbëve. Në stadium ishim edhe tifozët e Serbisë, që kanë tentuar të bëjnë thirrje anti-Kosovë.

Sipas “scsport.ba”, tifozët serbë kanë nisur thirrjen “Kosovo”, me shpresë që malazezët do të vazhdojë me thirrjen “Serbia”.

Por serbët janë injoruar plotësisht nga tifozët vendas. Tifozëve serbë kjo nuk u pëlqeu dhe menjëherë filluan me fyerje ndaj Malit të Zi.