Sporti

Futbollisti kroat gjendet i pajetë në Spanjë

02/04/2025 13:42
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kroat, Jakov Jelkic, është gjetur i vdekur në Spanjë. Jelkic u zhduk natën mes 31 janarit dhe 1 shkurtit në qytetin spanjoll të Alicantes.

Megjithëse rezultatet e autopsisë janë ende në pritje, policia spanjolle beson se ishte një aksident, pa ndikimin e palëve të treta.

Sipas mediave spanjolle, trupi i Jelkicit është gjetur në një thellësi prej dy metrash pranë njërës prej kalatave në port, pak para orës 18:30.

Futbollisti 24-vjeçar ishte pjesëtar i klubit zviceran Granges-Paccot, i cili kishte mbërritur në Spanjë për të luajtur një ndeshje.

Kroati doli në një klub nate të premten, së bashku me shokët e tjerë të skuadrës.

Teksa u largua nga klubi, ai tha se duhej të kthehej për të kërkuar xhaketën e tij.

Ai nuk e gjeti, u përpoq përsëri dhe shokët e skuadrës nuk e panë më pas.