Sporti

Futbollisti i Hungarisë: Serbët ishin mosrespektues, ata erdhën me kokën lartë – por shkuan në shtëpi me zero pikë!

10/15/2023 16:35
nga:Lorik J

Zsolt Kalmar, futbollisti i Hungarisë i cili u përjashtua me karton të kuq pas fitores 2-1 ndaj serbëve, mendoi se ishte e tepërt që arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë për bisedën me portierin kundërshtar dhe përveç kësaj, ai u shty nga pas.

Mesfushori, i cili u përjashtua nga ndeshja e së martës për kualifikuese në Euro ndaj Lituaninë për shkak të kartonit të kuq, mendon se lojtarët serbë ishin mosrespektues dhe arrogantë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne patëm një bisedë me portierin, pastaj dikush më goditi mua nga prapa, pastaj vrapova, arbitri më ndoqi dhe më dha një karton të verdhë. E ndjej se kjo është paksa e ekzagjeruar”, kujton ai incidentin në videon e NSO.

“Gjëja më e rëndësishme është që fituam. Në një ndeshje si kjo, emocionet dalin në pah”, shtoi ai.

“Nuk e di se çfarë duhet të bëjmë për të marrë respekt nga ekipe të tilla. E pamë çfarë thoshin para ndeshjes, si erdhën këtu… Me fytyrë të madhe, pastaj shkuan në shtëpi me zero pikë”, tha ai.