Sporti

Futbollisti i 2 Korrikut po provohet tek skuadra e madhe zvicerane

02/15/2022 13:55
nga:L J

Futbollisti i skuadrës së 2 Korrikut, Redon Arifi, tashmë është në Zvicër.

Ai është duke i kryer provat me ekipin zviceran FC Luzern U21.

Arifi është përfshirë në ndeshje miqësore kunder Lausanne U21, shkruan Klan Kosova.

Redoni i ka zhvilluar 45 minutat e pjesës së dytë dhe është pëlqyer nga drejtuesit e klubit.

Tani i mbetet dy menaxherëve Pajazit Sopi dhe Milazim Fetahu nga kompania SEM Managment që të provojnë të gjejnë një marrëveshje.

Arifi luan si mbrojtës. Është 19-vjeçar dhe i gjatë 1.94.