Sporti

Futbollistët e Superligës së Kosovës parashikojnë rezultatin e “El Clasicos”

03/20/2022 18:19
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sonte në një nga derbit më të madh të futbollit botëror.

Ndeshja e njohur si “El Clasico” do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll ka dukshëm avantazhin e pikëve në krye të tabelës, por që edhe katalunasit tashmë janë kthyer në nivelin e lartë nën drejtimin e Xavi Hernandez, duke arritur edhe kalimin në çerekfinale të Europa League.

Që nga takimi i tyre i parë në Copa de la Coronacion në 1902, Real Madrid dhe Barcelona janë përballur në 281 raste, me madrilenët që kanë fituar 104 ndeshje, ndërsa Barcelona ka dalë në krye në 115 fitore. Vetëm 62 nga ato 281 ndeshje mes skuadrave kanë përfunduar me barazim.

Ky derbi zgjon intersim të madh edhe në Kosovë, me dy skuadrat që kanë numër të madh të tifozëve. Një fakt interesant është edhe ai se një numër i madh i futbollistëve kosovarë janë të lidhur me njërën apo tjetrën skuadër, duke qenë edhe përcjellës të rregullt të ndeshjeve të tyre, natyrisht edhe për faktin se po flasim për dy klube që tash e disa vite e kanë dominuar futbollin evropian.

GazetaBlic Sport ka kontaktuar disa nga futbollistët më të mirë në elitën e futbollit kosovar, atje ku kanë dhanë parashikimet e tyre për ‘El Clasicon’ e sotme.

Më poshtë mund t’i shikoni ato.

Armend Thaqi (futbollist i Ballkanit): Real Madrid – Barcelona 1:2

Besnik Krasniqi (futbollist i Prishtinës): Real Madrid – Barcelona 1:2

Kreshnik Uka (futbollist i Drenicës): Real Madrid – Barcelona 2:2

Albert Dabiqaj (futbollist i Gjilanit): Real Madrid – Barcelona 1:1

Arbnor Ramadani (futbollist i Llapit): Real Madrid – Barcelona 3:1 

Astrit Fazliu (futbollisti i Dritës): Real Madrid – Barcelona 1:1 

Dren Kryeziu (futbollist i Malishevës): Real Madrid – Barcelona 1:1

Qëndrim Zyba (futbollist i Prishtinës): Real Madrid – Barcelona 1:1

Edvin Kuc (futbollist i Ballkanit): Real Madrid – Barcelona 1:1

Ardi Shala (futbollist i Ulpianës): Real Madrid – Barcelona 1:3 

Rron Broja (futbollist i Dritës): Real Madrid – Barcelona 1:2

Dardan Jashari (futbollist i Llapit): Real Madrid – Barcelona 2:2

Hasan Hyseni (futbollist i Malishevës): Real Madrid – Barcelona 1:1

Baton Zabërgja (futbollist i Drenicës): Real Madrid – Barcelona 2:1 

Altik Muhaxhiri (portier i Dukagjinit): Real Madrid – Barcelona 3:1

Kastriot Selmani (futbollist i Llapit): Real Madrid – Barcelona 1:2

Arbër Pira (futbollist i Malishevës): Real Madrid – Barcelona 1:0

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga futbollistët e Superligës do të jetë i saktë në parashikimin e tyre…

/GazetaBlic Sport/