Sporti

“Futbolli të jep gjithmonë një shans të dytë”: Pep Guardiola lavdëron Silvan pasi futbollisti humbi penalltinë ndaj Realit

04/23/2024 11:55
nga:Lorik J

Pep Guardiola beson se goli i fitores i Bernardo Silvës kundër Chelseat tregon sesi futbolli ju lejon të ktheheni të fortë pas kohëve të vështira.

Pasi humbi një penallti kundër Real Madridit, ai u ndje i dëshpëruar. Guardiola tha se Bernardo kishte disa ditë të vështira, por goli i tij kundër Chelsea-t dëshmoi se ai është lojtar i madh.

Pep tha: “Jam shumë i lumtur për Bernardon. Jeta dhe futbolli të japin gjithmonë një shans të dytë – dhe kështu ndodhi.”

“Kur e kam Bernardon në fushë, ndihem më i sigurt dhe më rehat për shumë e shumë arsye. Nuk ishin ditë të lehta për të, por ai ia doli – ai na dha golin për të na çuar në finale”.

Këtë sezon Bernardo Silva shënoi 11 gola dhe bëri 5 asistime në 42 paraqitje për klubin e tij.

/GazetaBlic Sport