Lajme

Fushë Kosovë, e rrah një grua e pastaj ia rrah edhe nënën e motrën

07/19/2023 09:27
nga:Mergim Rreci

Të martën në Fushë Kosovë është arrestuar një grua e cila dyshohet t’i ketë rrahur tri gra të tjera.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe më pas ka sulmuar nënë dhe motrën e viktimës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.