Fushë Kosova është skuadra e sapo promovuar në Superligën e Kosovës.
Klubi kosovar po përgaditet që të hyjë sa më fuqishëm në futbollin elitar të Kosovës.
Sipas burimeve të “GazetaBlic Sport“, Fushë Kosova është në bisedime me tre lojtarë për të përforcuar skuadrën.
Pas largimit të Rilind Haziraj, Urim Statovci mund të jetë emri që mund ta zëvendësojë atë.
Burimet e “GazetaBlic Sport” mësojnë që përveç, Urim Statovcit, Fushë Kosova është në bisedime edhe me Trim Islamin dhe Labinot Jashanicën.


