Sporti

Fury pas fitores ndaj Whyte: Jam njeri i fjalës, ky mund të jetë meçi im i fundit në karrierë!

04/23/2022 23:52
nga:E K

Tyson Fury dhuroi sot spektakël duke e mposhtur me nokaut Dillian Whyte.

Fury dha goditjen fatale për Whyte në raundin e gjashtë të meçit të sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes përpara 94 mijë tifozëve, Fury paralajmëroi pensionimin e tij, të cilin edhe e ka paralajmëruar para një kohe.

“Unë jam një njeri i fjalës sime. Kjo mund të jetë ndeshja e fundit për The Gypsy King dhe çfarë mënyrë për t’u pensionuar”, tha ai menjëherë pas fitores për DAZN.

/GazetaBlic Sport/

Momenti kur Tyson Fury ia ‘terron’ Dillian Whyte – shikoni nokautin fantastik!