Lajme

Ftesë për dhënjen e ekskluzivitetit – Franshizës

01/20/2022 09:49
nga:K G

Punësohu EU është njëra ndër kompanitë më të suksesshme në fushën e rekrutimit të burimeve njerëzore në rajon dhe më gjerë, duke arritur të punësojë më qindra kandidatë të kualifikuar në vendet e BE e veçanërisht në Gjermani.

Punsohu EU është ndër kompanitë e para që u licensua në fushën e rekturimit dhe aktualisht posedon licence të plotë kombëtare edhe per tre vite tjera.

Punsohu EU si kompani ka partner biznesorë nga rajoni dhe vendet e Evropës. Në saje të këtyre bashkëpunimeve ka arritur që të jetë lider në tregun e punës.

Punsohu EU ka shpreh gadishmerinë për dhënien e ekskluzivitetit-franshizës në këto qendra të territorit të Kosovës: Ferizaj, Gjilan, Prizren, Pejë,Mitrovicë dhe Gjakovë.

Ne po kërkojmë kompani me një histori të qëndrueshme biznesi, përgjegjësi të dëshmuar, dhe cilësi drejtuese dhe një vullnet të fortë për të mësuar gjëra të reja. Ne do të ndihmojmë, udhëzojmë aplikacionet e suksesshme në çdo fazë të proceseve për t’u bërë ekskluzivitet për Punësohu EU. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për përfitime të rëndësishme ekonomike dhe sociale .

Përmes këtij njoftimi Punësohu EU fton të gjitha palët, bashkpunëtorë te interesuar që shprehin gadishmeri për tu bërë pjese e familjes Punësohu EU ti dërgojnë informatat dhe historikun e kompanisë në email : [email protected] ose [email protected]