Lajme

Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, Maliqi: Varet qëndrimi i LDK-së nëse do të bashkëpunojë me dikë që i quajti “hajvan”

17 ditë më parë
nga:G C

Analistja Aferdita Maliqi ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, në veçanti letren e Kurtit drejtuar Abdixhikut duke theksuar se “realisht, për procedurë flitet vetëm për konstituimin e Kuvendit, për të cilin partitë opozitare janë dakorduar.”

Ajo për GazetaBlic shtoi se “ftesa e Kurtit në drejtim të Abdixhikut, partisë që ka dalë e treta në zgjedhje, le të kuptohet për një diskutim për ndonjë koalicion të mundshëm.”

Maliqi theksoi se “këto dy parti kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën dhe nuk do të ishte habi dëshira e dy liderëve për një bashkëpunim sërish.”

Për sa i përket qëndrimit të Kurtit, analistja theksoi se “Kurti nuk e ka problem të mos i qëndrojë atyre që ka deklaruar, sepse kjo është parë në këto katër vjet qeverisje.”

Ajo shtoi se “i mbetet LDK-së të pranojë apo refuzojë ftesën, sepse kjo tregon edhe qëndrimin e LDK-së se a do të pranojë të bashkëpunojë me dikë që i ka quajtur ‘hajvan’.”

Në fund, Maliqi ka shtuar se “nëse do të ishte për një vendim të Abdixhikut, nuk besoj që do të refuzohej, por varet nga qëndrimi i Kryesisë!”