Lajme

FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë “Saber Junction 25”

09/04/2025 13:51
nga:N K

Me ftesën e ushtrisë Amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së, në ushtrimit fushorë “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga FSK, transmeton GazetaBlic.

Tutje, në njoftim thuhet se ky ushtrim është i dizajnuar me qëllim që të testoi dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake.

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testoi dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë. Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme ( CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere”, thuhet në njoftim të FSK-së./GazetaBlic/