Lajme

FSK-ja niset drejt Turqisë, vjen reagimi nga Kurti: Përmend takimin që kishte me Erdoganin para tri dite

02/06/2023 21:49
nga:G C

Me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcë së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, raporton GazetaBlic.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu shprehu edhe njëherë ngushëllime popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit.

“Vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdoğan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi.Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima”, shkroi Kurti.

Shkrimi i plotë:

Me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcë së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të ju dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shprehi edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë.

Vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdoğan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi.
Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima.

Niset kontingjenti i parë i FSK-së për të ofruar ndihmë në Turqi