Lajme

Niset kontingjenti i parë i FSK-së për të ofruar ndihmë në Turqi

02/06/2023 21:11
nga:G C

Kontingjenti i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit është nisur për në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se pas kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun turk, Hulusi Akar, vendimit të kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmanit, është nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm.

“Task-forca jonë përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9”.

“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit”.

“Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja”.