Lajme

FSK-ja e tërheq një mjet të pashpërthyer në Prizren

07/07/2025 09:32
nga:G B

Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer në një fushë në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e deminimit të FSK-së, të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

Tutje, policia e ka cilësuar rastin si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.