Sporti

Frosinone rikthehet zyrtarisht në Serie A

05/02/2023 10:07
nga:E K

Frosinone ka fituar zyrtarisht promovimin në Serie A pasi mposhti Reggina 3-1 për të kaluar 10 pikë larg vendit të tretë me tre ndeshje para fundit të sezonit në Serie B.

Golat nga Gennaro Borelli, Roberto Insigne – vëllai më i vogël i ish-yllit të Napolit, Lorenzo Insigne – dhe Giuseppe Caso ishin të mjaftueshëm për të mposhtur Regginan në Stadio Benito Stirpe, përcjell GazetaBlic Sport.

Frosinone aktualisht ka 71 pikë nga 35 ndeshjet e ligës dhe vetëm Genoa e vendit të dytë, katër pikë prapa me tre ndeshje përpara, mund t’i pengojë ata të fitojnë titullin e ligës.

/GazetaBlic Sport/