I dëmtuar që prej 23 janarit në ndeshjen me Elchen, Karim Benzema mbetet i padisponueshëm për Real Madridin, i cili luan këtë të dielë me Granadën.
Sulmuesi francez tashmë ka munguar në ndeshjen e Kupës kundër Atl. Bilbao, por sipas trajnerit Carlo Ancelotti, ai mund të rikthehet të shtunën e ardhshme kundër Villarrealit. “Nuk është ende mirë, duhet të presim edhe dy-tri ditë. Por kthehu herën tjetër”, tha italiani, përcjell GazetaBlic Sport.
Në horizont, tre ditë më vonë (15), është takimi me PSG-në, ndeshja e parë e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport/


