Sporti

Frikë për Di Marian, policia parandalon grabitjen e vilës së tij, lojtari i Juventusit ndodhej në shtëpi me shokun e skuadrës

10/06/2022 23:28
nga:Lorik J

Frikë për Angel Di Maria. Disa hajdutë tentuan të hynin në vilën e sulmuesit argjentinas në Torino për ta grabitur, aksioni i ndërmarrë prej tyre rezultoi i pasuksesshëm.

Policia ka arrestuar një person, i cili tashmë është dërguar në stacionin përkatës. Në momentin e ngjarjes, Di Maria ndodhej në shtëpinë e tij, së bashku me shokun e skuadrës, Vlahovic.

Për ndërhyrjen në kohë të policisë, vendimtar ka qenë njoftimi i sigurisë private të lojtarit.Situata është mjaft shqetësuese në Itali, sidomos pas muajve të fundit, pasi raste të tilla po hasen shpesh.