frank lampard
Sporti

Frank Lampard rikthehet në Premierligë, afër marrëveshjes me Everton

01/28/2022 22:00
nga:E K

Frank Lampard është afër rikthimit si menaxher në Premierligë.

Pas shkarkimit të Rafa Benitez, skuadra e Everton është në kërkim të një trajneri të ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Për postin e të parit të Everton emri më i lakuar është tekniku anglez, Frank Lampard.

Siç raporton Fabrizio Romano, Lampard është duke pritur për komunikimin final të Evertonit, kurse arritja e tij në Liverpool për të nënshkruar me skuadrën
angleze është çështje orësh.

/GazetaBlic Sport/