Sporti

Franco Foda: Sahiti është në listën e gjerë, Rexhbeçaj është i dëmtuar!

05/30/2024 14:29
nga:N K

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Norvegjinë.

Ai u ndal me theks të veçantë tek lista e lojtarëve të ftuar, por edhe tek disa që mungojnë.

Foda potencoi se Emir Sahiti është prezent në listën e gjerë – teksa me Elvis Rexhbeçaj janë në kontakte, por nuk është ftuar, shkaku i dëmtimit, kurse për Avdijaj tha se ka probleme me FFK.

“Sahiti është i ftuar në listen e gjerë, kurse Avdijaj e njoh më herët, ka pasur disa mosmarrëveshje me FFK, derisa t’i sqarojmë ato”, tha fillimisht ai.

“Me Rexhbeçaj jam në kontakt të vazhdueshëm, ai nuk u ftua se është i lënduar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport