Lajme

FOTO/ Ky është polici që tentoi të fuste drogë brenda burgut

01/22/2023 15:27
nga:Genita C

Ky është Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës.

Abc News mësoi se pak minuta më parë punonjësit të policisë iu gjet një sasi cannabis në trup gjatë kontrollit. Ai e kishte fshehur drogën në rrobat e brendshme ndërsa nuk ishte e ndarë në doza.

Pritet sektori i antidrogës për ta peshuar dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.