Lajme

Forumi ekonomik në Singapor, Osmani: Kosova është një destinacion atraktiv për investimet e huaja

11/08/2023 10:18
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në forumin ekonomik “Bloomberg New Economy Forum”, i cili po mbahet në Singapor.

Në këtë forum, Osmani ka thënë se Kosova është bërë pjesë e rrugës së vlerave për shtetndërtim.

Presidentja është shprehur se kanë përdorur diplomacinë ekonomike për të promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investimet e huaja.

Si shteti më i ri në Evropë, jemi bërë pjesë e rrugës së vlerave për shtetndërtim dhe e kemi bindur veten se sigurimi i vendeve tona të drejta në komunitetin ndërkombëtar. Siç ka ndodhur ndër vite, shtetet kanë përdorur mjete ekonomike për të ndërtuar marrëdhënie shtetërore. Gjithashtu edhe ne kemi përdorur diplomacinë ekonomike për të promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investimet e huaja, por gjithashtu edhe si partner serioz për të adresuar sfidat ekonomike”, ka thënë Osmani.

Ndërsa në platformën “X”, Osmani ka njoftuar se në këtë forum ka theksuar se veprimet tona sot do të përcaktojnë nëse tregu i punës në zhvillim shënohet nga rritja ekonomike e integriteti.

“Në Bloomberg NewEconomyForum në Singapor, theksova se veprimet tona sot do të përcaktojnë nëse tregu i punës në zhvillim shënohet nga rritja ekonomike, integriteti, etika dhe prosperiteti i përbashkët”, ka shkruar Osmani.