Sporti

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Çekisë

10/11/2023 20:20
nga:Mergim Rreci

Mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë.

Kjo është një përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet kombëtare në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas ‘Supersport’, Shqipëria pritet të ketë pak ndryshime nga ndeshja e fundit me Poloninë, përjashto këtu ndryshimin në mbrojtje të Ajetit që do të luajë në vend të Ismajlit të lënduar, si dhe Etrit Berisha rikthehet titullar mes shtyllave, duke i zënë vendin Thomas Strakoshës, i cili e nisi nga fillimi ndeshjen me Poloninë.