Kosova e zhvillon sonte ndeshjen miqësore ndaj San Marinos.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.
Kosova pritet të startojë sonte në portë me Visar Bekajn, portierin i cili po luan tek skuadra e Tiranës.
Në mbrojtje pritet të luajnë Bajselmani, Rrahmani, Fazliji, Aliti, kurse në mesfushë Voca, Kryeziu dhe Idrizi.
Në sulm pritet që Vedat Muriqi, Kastrati dhe Zeneli ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.
/GazetaBlic Sport/


