Sporti

Formacionet zyrtare Milan-Roma/ Mourinho ul në stol portierin titullar, Pioli i beson sërish Gabbia-s

01/14/2024 19:40
nga:E K

Milan-Roma ndeshen këtë të djelë në kuadër të javës së 20-të të Serie A, sfidë që nis në orën 20:45.

Ndërsa jemi në prag të këtij takimi, trajnerit Pioli dhe Mourinho kanë vendosur formacionet si do zbresin në fushën e lojës skuadrat e tyre.

Portieri slloven, Mile Svilar, në mënyrë surprizë është zgjedhur nga Jose Mourinho si titullar i portës në ndeshjen e parë të fazës dytë të Serisë A.

Svilar gjithmonë ka qenë zëvendësues i Rui Patrizios, por për ndeshjen e madhe të kësaj të diele është përmbysur hierarkia e portës pas një viti e gjysmë. “Gardiani” i ditëlindjes 1999 ka qenë në pankinë dhe ka zbritur në fushë në vetëm tri raste.

Nuk është e qartë nëse Rui Patricio do të vazhdojë të jetë i dytë edhe pas ndeshjes me Milanin, por Mourinho ka dashur të befasojë me vendimin e papritur për portierin titullar.

Mbetet portieri i tretë i Romës 21-vjeçari Pietro Boer, i datëlindjes 2000, që prej dy vitesh është pjesë e ekipit të parë të Romës, teksa është rritur në akademinë e verdhekuqve.

Nën kontratë më Romën deri në vitin 2024, Boer ka luajtur në vetëm një ndeshje zyrtare me fanellën verdhekuqe.

Ndërkohë Pioli i ka besuar Gabbia-s rolin e titullarit edhe në këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjaer, Gabbia, Hernandez; Loftus-Cheek, Adli, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.

Rome (3-5-2): Svilar; Mancini, Llorente, Kristensen; Celik, Cristante, Paredes, Bove, Spinazzola; El Shaarawy, Lukaku.