Sporti

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Ballkani

04/30/2023 14:32
nga:E K

Java e 31-të në Superligën e Kosovës sjellë përballjen interesante mes Dukagjinit dhe Ballkanit.

Dukagjini mban vendin e pestë me 40 pikë dhe shpreson që me një fitore të mbetet në garë për garat evropiane.

Në anën tjetër Ballkani është i dyti me 61 pikë, dy pikë më pak se Drita që fitoi të shtunën.

Nga tri ndeshjet mes tyre këtë vit, janë dy barazime dhe një fitore e Ballkanit.

Armend Dallku dhe Ilir Daja kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.