Sporti

Formacionet e mundshme: Manchester United – Arsenal

09/04/2022 08:52
nga:E K

Manchester United do të përballet sot me Arsenal.

Ndeshja derbi e Anglisë do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Gunners do përpiqen të ruajnë serinë e të gjitha fitoreve në fillim të sezonit, kurse United është “këndellur” që nga fitorja me Liverpoolin dhe do të kërkojnë të ndalin 3 pikët në shtëpi.

Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që priten të startojnë:

Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Malacia; Casemiro, Eriksen; Sancho, Fernandes, Ronaldo; Rashford.

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Tierney; Xhaka, Lokonga; Saka, Smith Rowe, Martinelli; Jesus.

/GazetaBlic Sport./