Sporti

Formacionet e mundshme: Manchester City – Leicester

04/15/2023 11:50
nga:E K

Manchester City do të përballet sot me Leicester.

Skuadra e Guardiolas do të kërkojë fitoren që ta ngushtojë diferencën me pikë me Arsenalin në vetëm 3 sosh, pasi Gunners aktualisht kryesojnë me 73 pikë, por City ka një lojë më pak të zhvilluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30, kurse para fillimit të takimit janë publikuar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që pritet të startojnë:

Manchester City: Ederson; Lewis, Akanji, Dias, Ake; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Haaland, Grealish

Leicester City: Iversen; Castagne, Evans, Faes, Kristiansen; Dewsbury-Hall, Ndidi; Tete, Maddison, Daka; Vardy