Sporti

Formacionet e mundshme: Liverpool – Manchester United

03/05/2023 09:39
nga:E K

Premierliga angleze sjell sot emocionet e një nga dueleve më të mëdha të futbollit europian.

Dy rivalë të vjetër, Liverpool dhe Manchester United përballen sot në “Anfield” me fillim nga ora 17:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester United po kalon në një sezon më të mirë sesa nënkampioni në fuqi i Anglisë duke u poziconuar në vendin e 3’të në tabelë me 49 pikë, ndërkaq në 5 duelet e fundit në Premierligë ka 1 humbje, 1 barazim dhe 3 fitore.

Në anën tjetër, “The Reds” duket se e kanë marrë vetën duke u ngjitur me hapa të sigurtë në pjesën e parë të renditjes tabelare, duke zënë vendin e 6’të aktualisht me 39 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp në 5 duelet e fundit ka 1 humbje, 1 barazim dhe 3 fitore.

Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që pritet të zbresin në fushë:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Bajcetic; Salah, Gakpo, Nunez.

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Fernandes, Rashford; Weghorst.

/GazetaBlic Sport/