Sporti

Forca të shumta të Njesisë Speciale shihen në Gjilan para derbit të “Anamoravës”

11/25/2021 11:40
nga:Lorik J

Xhiroja e 15’të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri përballje shumë interesante.

Padyshim se vëmendja më e madhe është tek derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, që luhet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.

Në derbit e kaluar, ka pasur jo pak probleme nga tifozët e dyja skuadrave, andaj për këtë duel siguria duket të jetë maksimale.

Forca të shumta të Njesisë Speciale shihen në stadiumin e qytetit në Gjilan pak para derbit të madh kosovar.

Ja pamjet: