Sporti

Foden rinovon kontratën me Manchester Cityn

08/02/2022 19:46
nga:Mergim Rreci

Phil Foden do të vazhdoj me Man Cityn. Talenti 22-vjeçar i dalë nga akademia e Kampionëve të Anglisë do të firmosë kontratën e re me klubin.

Marrëveshja e re e mban të lidhur mesfushorin me Man Cityn deri në vitin 2028 dhe paga e anglezit do të katërfishohet. Kontrata e re do ta bëjë Foden-in një nga yjet e rinj më të paguar në futbollin botëror.

22-vjeçari u bashku me ekipin e parë që në vitin 2017. Performanca e anglezit në fushë ka qenë gjithmonë në rritje dhe sezoni i fundit ishte më i miri për të deri më tani. Në 45 paraqitje për Kampionët e Anglisë, Foden shënoi 14 gola dhe asistoi 11.

Mesfushori ka fituar dy herë çmimin si lojtari më i mirë i ri i vitit dhe lojtari i kombëtares angleze pritet të luaj një rol më të rëndësishëm në ekipin e Pep Guardiolës pas largimit të Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.

Man City nuk e nisi në mënyrën e duhur sezonin e ri, pasi u mundën në finalen e Super Kupës së Anglisë përball Liverpoolit dhe lajmi i rinovimit të Foden do të sjellë gëzim te tifozët e Kampionëve të Anglisë.